Ndërlidhjet

Rama shpreh keqardhje për anulimin e vizitës së Barrosos


Lideri socialist, Edi Rama, ka shprehur keqardhjen për anulimin e vizitës në Tiranë nga ana e presidentit të Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, duke e cilësuar si një shenjë jo ogurmirë.

“Ne i kemi fituar zgjedhjet në Tiranë”, tha zoti Rama në një konferencë shtypi, duke e cilësuar procesin e numërimit të votave të cilësuara si të kontestueshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si përpjekje “për përmbysjen e rezultatit nga Komisionin Qendror i vjedhjeve”.

Ai ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe të tjerëve, “për të mos e lënë të vetme Shqipërinë në këto orë dramatike”.
XS
SM
MD
LG