Ndërlidhjet

logo-print

Al Kaida publikon mesazhin e fundit të bin Ladenit


Al Kaida ka publikuar atë që besohet të jetë audio-mesazhi i fundit i Osama bin Ladenit, i incizuar pak kohë përpara se të vritej nga komandot e Shteteve të Bashkuara.

Në këtë incizim, ish-kreu i terroristëve ka vlerësuar revolucionet në botën arabe dhe ka shprehur gëzim për fitoret e kryengritësve në Egjipt e Tunizi.

Bin Laden ka akuzuar sundimtarët se kanë ndërtuar veten e tyre bazuar në idhuj, ndërsa kanë manipuluar mediat për të mbetur në pushtet.

Ai ka mbështetur përpjekjet për të rrëzuar sa më shumë udhëheqës të botës myslimane, duke u bërë thirrje mbështetësve të Al Kaidës të ngrenë një “dhomë operacionesh, që do të punonte paralelisht për të shpëtuar njerëzit që përpiqen të rrëzojnë tiranët e tyre”.

Audo-mesazhi 12-minutësh është postuar në ueb-faqen xhihadiste.

Bin Ladeni është vrarë nga një vërsulje e forcave amerikane në Abotabad të Pakistanit, më 2 maj.
XS
SM
MD
LG