Ndërlidhjet

PE mbështet Kosovën drejt Bashkimit Evropian


“Parlamenti Evropian përkrah procesin e zgjerimit të BE-së dhe perspektivën evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit, ndërsa i jep mbështetje Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së”, tha anëtari i këtij institucioni, Eduard Kukan.

Kukan i bëri këto komente në Prishtinë, ku së bashku me një delegacion evropian, po qëndron për vizitë zyrtare.

Ai tha se “Kosova duhet të thellojë procesin e reformave dhe posaçërisht të punojë në ndryshimin e ligjit për zgjedhjet”.

“BE-ja i kushton një rëndësi të veçantë edhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha euro-parlamentari sllovak gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Zonja Jahjaga tha se Kosova duhet të ketë trajtim të barabartë nga BE-ja, ndërsa theksoi rëndësinë e pranimit të pavarësisë edhe nga pesë anëtaret e këtij blloku, që nuk e kanë bërë ende atë.

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, Jahjaga u tha zyrtarëve evropianë se ai duhet t’u shërbejë të dyja palëve që të ecin përpara dhe të vendosin marrëdhënie të mira fqinjësore.

Delegacioni i Evropës është pritur edhe nga kryeministri Hashim Thaçi.

Kreu i ekzekutivit, pos tjerash, ka theksuar rëndësinë e dhënies së udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian
XS
SM
MD
LG