Ndërlidhjet

Baroso: Çelësi i integrimit është në duart e Serbisë


Komisioni Evropian i mirëpret të gjitha ato që ka bërë Serbia në rrugën drejt integrimeve evropiane, porse mbesin ende gjëra për t’u bërë, për t’iu afruar anëtarësimit në BE, tha presidenti i këtij institucioni, Hose Manuel Baroso.

“Çelësi është në duart e juaja”, tha ai në konferencën për gazetarë në Beograd, pas takimit me kryeministrin serb, Mirko Cvetkoviq.

Si prioritete kryesore të Qeverisë së Serbisë, Baroso përmendi reformat gjyqësore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, bashkëpunimin me Hagën dhe reformat ekonomike.

Shefi i ekzekutivit serb tha se qeveria e ka marrë mbështetjen, si për punën e deritashme në proceset euro-integruese, ashtu dhe për hapat që duhet marrë në vazhdim.

Cvetkoviq premtoi se Serbia, në bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së, do të bëjë gjithçka që është e mundur për të zvogëluar numrin e azilkërkuesve të rremë.
XS
SM
MD
LG