Ndërlidhjet

BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit


Bashkimi Evropian pritet të zgjerojë sanksionet kundër Iranit, për shkak të mungesës së përparimit në bisedimet bërthamore me Teheranin.

Diplomatët thanë se BE-ja do të miratojë shtimin e rreth 100 kompanive në listën e embargos, gjatë takimit të së hënës në Bruksel.

Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kethrin Eshton, është shprehur e zhgënjyer me mungesën e progresit në negociata dhe ka thënë se ka pak hapësirë për rinisjen e tyre.
XS
SM
MD
LG