Ndërlidhjet

Shtraus Kan nën arrest shtëpiak


Ish kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, i cili po përballet me akuzat për sulm seksual, ka filluar arrestin shtëpiak në Nju Jork.

Një gjykatës, të enjten e liroi Kanin, pasi pagoi kaucionin prej një milion dollarësh dhe e urdhëroi atë që të qëndrojë nën arrest shtëpiak si dhe të vë një byzylyk në kyç të këmbës për të monitoruar lëvizjet e tij.

Po ashtu të entjen, prokurorët njoftuan se ndaj Shtraus Kanit edhe zyrtarisht është ngre padia për sulme seksuale.

Më herët, Kan dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të FMN-së, për t’iu përkushtuar mbrojtjes së tij.

Ai akuzohet se të shtunën e kaluar ka tentuar të dhunojë një shërbyese hoteli në Menheten. Kan i hedh poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG