Ndërlidhjet

Tërmet në Turqi, 3 të vdekur


Një tërmet prej 5.9 shkallë të Rihterit ka goditur Turqinë Perëndimore.

Autoritetet thanë se të paktën tre njerëz kanë vdekur dhe afër 100 janë lënduar nga tërmeti që goditi të enjten në mbremje qytetin e Simavit.

Kryqi i Kuq tha se tërmeti shkaktoi kolapsin e pjesërishëm të disa ndërtesave dhe të një xhamie në Simav.

Raportohet se shumica e qytetit ka mbetur pa energji elektrike dhe pa linja telefonike.
XS
SM
MD
LG