Ndërlidhjet

Obama takon Natanjahun


Presidenti amerikan Barak Obama zhvillon sot në Uashington bisedime me kryeministrin izraelit Benjamin Natanjahu.

Takimi vjen një ditë pasi që Obama shfrytëzoi fjalimin për Lindjen e Mesme për t’i dhënë mbështetje shtetit të ardhshëm palestinez bazuar në kufijtë që kanë ekzistuar para okupimit të Bregut Perëndimor nga ana e Izraelit, në luftën e lindjes së Mesme të vitit 1967.

Natanjahu e ka refuzuar menjëherë vizionin e Obamës, duke thënë se kjo do ta linte “pa mbrojtje” Izraelin.

Presidenti palestinez, Mahmud Abas ka mirëpritur përpjekjet e Obamës për të ringjallë bisedimet me Izraelin, të cilat pësuan kolaps në vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG