Ndërlidhjet

KEK-u: Edhe investime, edhe reduktime


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Korporata Energjetike e Kosovës ballafaqohet me mungesë të energjisë, pavarësisht faktit se në këtë sektor janë bërë shumë investime të huaja dhe vendore. Sipas njohësve të kësaj fushe, në 11 vjetët e fundit, në këtë sektor janë investuar mbi 1 miliard euro, kryesisht për riparime të termocentraleve dhe import të rrymës.


Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), siç duket, nuk mund të mbijetojë pa investime dhe reduktime të vazhdueshme të energjisë elektrike. Për të përmirësuar gjendjen, në 11 vjetët e fundit, janë investuar qindra miliona euro. Megjithatë, reduktimet vazhdojnë ende.

Viktor Buzhala, zëdhënës në KEK, thotë se kompania operon me një teknologji prodhuese të stërvjetruar, e cila, sipas tij, nuk arrin të prodhojë energji të mjaftueshme për të gjithë konsumatorët.

“Është një problem i madh, sidomos me termocentralin ‘Kosova A’, i cili ka
...kapacitetet prodhuese janë më të ulëta sesa kërkesat për energji elektrike.

një jetëgjatësi prej 50 vjetësh. ‘Kosova B’ është një termocentral më i ri dhe ka stabilitet më të mirë të prodhimit”.

“Pra, kapacitetet prodhuese janë më të ulëta sesa kërkesat për energji elektrike. Kjo shkakton edhe mungesa direkt. Ne po mbulojmë një pjesë nga importi, mirëpo për pjesën tjetër nuk mundemi”,
thotë Buzhala për Radion Evropa e Lirë.

Ethem Çeku
Ky problem nuk i arsyeton investimet enorme në këtë kompani, thotë ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Ethem Çeku.

Që nga përfundimi i luftës, sipas tij, në këtë sektor janë investuar mbi 1 miliard euro. Investimet e bëra në KEK janë nga donatorët ndërkombëtarë dhe buxheti i Kosovës.

”Të gjitha këto investime që janë bërë, nuk kanë arritur të japin atë që është pritur – stabilizimi i situatës energjetike. Me arnime, me investime ‘ad hok’ nuk mund të zgjidhet problemi”, thotë Çeku.

Anëtarja e Komisionit për Tregti dhe Energjetikë në Kuvendin e Kosovës, Myzejene Selmani, pranon se riparimet e bëra në termocentralet aktuale nuk mund të sjellin përmirësim të furnizimit me energji elektrike.

Sipas saj, është koha e fundit kur ekzekutivi i vendit duhet të shpallë kompaninë fituese për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

”Kjo është nga mosdija e njerëzve, të cilët kanë qeverisur me vendin. Tashmë është momenti i fundit që kjo qeveri të startojë menjëherë me projektin ‘Kosova e Re’ dhe paraja e qytetarit të dihet kah shkon”, shprehet Selmani.

Zyrtarë të qeverisë kanë planifikuar që deri në fund të vitit 2012 të përmbyllet marrëveshja me investitorin e ri për projektin “Kosova e Re”, ndërsa në 2017-ën ky termocentral të fillojë me prodhimin e energjisë.

Mungesat aktuale të energjisë elektrike, Viktor Buzhala i arsyeton me riparimet që po bëhen në disa blloqe.

Kemi problem me prodhim të energjisë elektrike. Aktualisht janë dy blloqe në sistem - është njësia B1 dhe njësia A4 që prodhojnë 400 megavate orë energji elektrike”, thotë ai.

Reduktimet janë duke u realizuar sipas planit ABC. Kategoria C, në të cilën llogariten konsumatorët që më së paku i paguajnë faturat e energjisë së shpenzuar, ballafaqohet me reduktime 2 me 4 në favor të territ.

Një përmirësim i mundshëm i furnizimit me energji pritet pas privatizimit të distribucionit të furnizimit të KEK-ut. Udhëheqës të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik kanë pohuar se deri në fund të muajit shtator do të shpallet kompania fituese, e cila do ta marrë këtë distribucion.
XS
SM
MD
LG