Ndërlidhjet

Uolfart bën thirrje për respektim të ligjit


Eugen Uolfart, ambasador i OSBE-së në Tiranë, ka thënë se sundimi i ligjit është jashtëzakonisht i rëndësishëm në të gjitha proceset, veçanërisht në ato të interesit të lartë për vetë qytetarët.

Në Shqipëri kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme që nga janari i vitit 2011 dhe ato kanë nevojë për një shqyrtim dhe analizë ligjore.

“Sundimi i ligjit nënkupton që asnjë person të mos jetë mbi ligjin”, tha zoti Uolfart, duke shtuar se është e rëndësishme që të gjitha institucionet, të cilat janë të parapara me Kushtetutën e Shqipërisë, të punojnë në formë të pavarur, pa trysni nga jashtë.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë ambasadori i OSBE-së, është e nevojshme të lejohet që puna të kryhet në formë të pavarur, bazuar vetëm në sundimin e ligjit.

Keto komente zoti Uolfart i bëri pas takimit me kryeprokuroren e përgjithshme të Shqipërisë, Ina Rama.
XS
SM
MD
LG