Ndërlidhjet

Bramerc: Bashkëpunim i mirë i Kroacisë me Hagën


Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës Serzh Bramerc në raportin e tij më të ri për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë se Kroacia ka përmbushur kërkesat e zyrës së tij, por sipas tij mungesa e disa dokumenteve që kanë bëjnë me operacionin “Stuhia”, mbetet e paqartësuar.

“Në përgjithësi, Kroacia vazhdon t’u përgjigjet me kohë dhe në mënyrë adekuate kërkesave të Prokurorisë”, ka thënë Bramerc në raportin gjashtëmujor.

Vlerësimi për bashkëpunim me Hagën është një nga kriteret për përmbylljen e kapitullit të 23-të, drejtësisë dhe të drejtave themelore- në bisedimet për anëtarësim të Kroacisë me BE-në.
XS
SM
MD
LG