Ndërlidhjet

Protestat përfshijnë Sirinë


Kanë shpërthyer protesta në disa qytete të Sirisë, ndërsa demonstruesit që po kërkojnë më shumë liri.

Në portin mediteran të Banias, dëshmitarët thanë se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Raportohet se protesta janë mbajtur edhe në Damask, Homs dhe një numër qytetesh dhe fshatrash, duke sfiduar kështu forcat e shumta të sigurisë që po tentojnë të shtypin protestat e presidentit Bashar al-Assad.

Demonstratat e sotme u zhvilluan ndërkohë që po rritet presioni ndërkombëtar ndaj Sirisë për të ndalur aksionet ndaj protestuesve.
XS
SM
MD
LG