Ndërlidhjet

Të paktën 4 të vrarë në protestat në Siri


Forcat siriane raportohet se kanë hapur zjarr mbi demonstruesit anti-qeveritarë, duke lënë të vdekur të paktën 4 prej tyre.

Raportohet se tre persona janë vrarë në Homs dhe një tjetër në Sanamin. Në disa qytete të Sirisë kanë shpërthyer protestat.

Në portin mediteran të Banias, dëshmitarët thanë se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Raportohet se protesta janë mbajtur edhe në Damask, Homs dhe një numër qytetesh dhe fshatrash, duke sfiduar kështu forcat e shumta të sigurisë që po tentojnë të shtypin protestat e presidentit Bashar al-Assad.

Demonstrata e sotme u zhvilluan ndërkohë që po rritet presioni ndërkombëtar ndaj Sirisë për të ndalur aksionet ndaj protestuesve.
XS
SM
MD
LG