Ndërlidhjet

Siri, mbi 13 të vrarë në protesta


Forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj protestuesve antiqeveritarë në disa qytete të Sirisë.

Të paktën 8 persona raportohen të vrarë në qytetin Homs, ndërsa 2 të tjerë në Sanamenin. Në Marat al-Numan kanë humbur jetën 3 protestues gjatë përleshjeve me policinë.

Viktima janë raportuar edhe në qytetet Banias dhe Latakia. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se mbi 850 veta janë vrarë gjatë protestave të javëve të fundit kundër presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG