Ndërlidhjet

Basha optimist për fitoren


Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, deklaroi se ndihet optimist nga rezultati që po del nga numërimi i votave në kutitë e gabuara.

Basha tha se rruga e dhunës nuk ndihmon në ecjen përpara të këtij procesi.

“Kjo garë është shumë e ngushtë dhe veçanërisht pse është e tillë duhet t’i përmbahemi ligjit. Bllokimi i rrugëve, përleshjet me policinë nuk ndihmojnë në ecjen përpara të këtij procesi, i cili është më transparent se kurrë”, theksoi Basha.
XS
SM
MD
LG