Ndërlidhjet

logo-print

Netanjahu i inkurajuar pas takimit me Obamen


Zyrtarët izraelit thonë se kryeministri i këtij shteti, Benxhamin Netanjahu, ndjehet i inkurajuar nga takimi i tij me Presidentin amerikan, Barak Obama. Gazeta “Jerusalem Post”, e ka cituar një zyrtar anonim duke thënë se Netanjahu ka dal prej takimit me Obamen, të premtën, më i inkurajuar se sa kur e ka nisur takimin.

Obama, të premtën, tha se ai e sheh një moment mundësie dhe “të rreziqeve” në Lindje të Mesme.

Obama dhe Netanjahu janë takuar një ditë pasi presidenti amerikan mbajti fjalimin e tij të enjten në të cilin ai e mbështeti krijimin e një shteti palestinez, të mbështetur në kufinjët e Izraelit nga viti 1967. Në kaudër të fjalimit, Obama, tha se duhet bërë edhe shkëmbim territoresh.
XS
SM
MD
LG