Ndërlidhjet

30 të vrarë në Siri


Mbi 30 persona raportohet se janë goditur për vdekje nga forcat e sigurisë në Siri.

Dhuna e përgjakshme ndodhi të premtën derisa sirianët demonstronin në të gjithë vendin megjithë shtypjen që po ju bënë protestave ushtria.

Aktivistët thonë se së paku 12 persona janë vrarë në qytezën, Maret al Numan, derisa së paku 11 të tjerë raportohet se janë vrarë në qytetin që gjendet në qendër të Sirisë, Homs.

Demonstratat e së premtës përfshinin edhe thirrjen nga protestuesit të fjalës, “azadi”, apo liri në gjuhën kurde, në solidaritet më kurdët sirianë.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se besohet që më shumë se 800 persona janë vrarë deri më tash dhe mijëra të tjerë janë arrestuar që prej kohës kur forcat e sigurisë filluan shtypjen e protestave kundër regjimit të Presidentit, Bashar al Asad, në muajin mars.

Autoritetet siriane kanë fajësuar për shumicën e dhunës, grupet e armatosura që po përkrahen nga islamistët dhe fuqitë e huaja, ndërsa thonë se jo pak ushtarë e policë janë vrarë.
XS
SM
MD
LG