Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthen kamioni i NATO-s, 15 viktima në Pakistan


Në veriperëndim të Pakistanit, së paku 15 persona raportohet se janë vrarë në një zjarr që përfshiu një kamion i cili transportonte naftë për forcat e NATO-s në Afganistan.

Zyrtarët janë cituar duke thënë se kamioni është goditur nga shpërthimi i asaj që dyshohet të ketë qenë bombë, ndërsa viktimat u shkaktuan pasi fshatarët u afruan te kamioni për të marrë naftë, në kohën kur duket se ka pasur edhe një shpërthim të dytë.

Incidenti ndodhi në afërsi të Landikotalit, në një rajon fisnor të Pakistanit.

Në një zhvillim tjetër, në të njejtin rajon, së paku 14 furnizues të tjerë të NATO-s, raportohet se janë goditur nga një sulm me bombë. Nuk raportohet për viktima si rezultat i këtij sulmi.
XS
SM
MD
LG