Ndërlidhjet

3 viktima në Kabul, pas një sulmi vetvrasës


Shpërthimi i një bombe në spitalin kryesor të Kabulit, ka vrarë së paku tre persona ndërsa raportohet se ka edhe të lënduar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Afganistanit, Gjenerali Mohamed Zaher Azimi, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në një tendë në hapësirën e spitalit ushtarak në qendër të Kabulit.

Ai shtoi se zona e goditur është shfrytëzuar për trajnimin e mjekëve, ndërsa mediat vendore raportojnë se rasti është sulm vetvrasës.
XS
SM
MD
LG