Ndërlidhjet

Irani thotë se ka arrestuar 30 spiunë që i shërbenin CIA-s


Ministria e Inteligjencës së Iranit, ka njoftuar sot se ka zbuluar dhe shpërbërë një rrjet që dyshohet se spiunonin për SHBA-të. 30 persona njoftohet se janë arrestuar në këtë rast.

Lajmi është bërë publik përmes një komunikate që është lexuar me zë të lartë në televizionin shtetëror. Deklarata thotë se “agjentët elitë të ministrisë së inteligjencës në konfrontimin e tyre me elementët e CIA-s, arritën të arrestonin 30 spiun të lidhur me Amerikën, përmes disa operacioneve të ndryshme të agjencisë.

Nuk ka pasur detaje të tjera rreth rastit.
XS
SM
MD
LG