Ndërlidhjet

logo-print

Rritet numri i viktimave nga sulmi në spitalin e Kabulit


Numri i viktimave nga shpërthimi që ndodhi në brendi të një spitali në Kabul ka shkuar në 6 persona ndërsa janë lënduar edhe 23 persona të tjerë.

Pas shpërthimit, raportohet se në të njejtin vend, janë zhvilluar edhe luftime në mes të talibanëve dhe forcave të sigurisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Gjenerali Mohamed Zaher Azimi, ka thënë se paku 3 persona janë vrarë në zonën ku gjendet një një siptal ushtarak ku trajnohen mjekët. I njejti ka njoftuar se tre të vdekurit janë në fakt studentë të mjekësisë.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, pasi zëdhënësi i tyre, Zabiullah Muxhahid, ka thënë se dy nga sulmuesit e tyre, të pajisur me eksplozivë dhe armë automatike, kanë arritur që t’i kalojnë barrierat e sigurisë dhe të realizojnë sulme të shumta në brendi të spitalit.
XS
SM
MD
LG