Ndërlidhjet

logo-print

Mbi 10 mijë sindikalistë protestojnë në Pragë


Më shumë se 10 mijë punëtorë nga e mbarë Republika Çeke, filluan një marshim proteste sot në Pragë me ftesë të Konfederatës Çeke të sindikatave si një paralajmërim të fundit për qeverinë për të ndaluar fillimin e reformave të nisura.

Aktivistët e sindikatës dhe punëtorë marshuan në rrugën kryesore të Pragës duke mbajtur pano me mbishkrime që ndër të tjera thonin: “Reforma po, por të drejta”.

Ekspertët e sindikatës kanë llogaritur se përmes reformave që po realizon qeveria në shëndetësi, fushën sociale, politikat tatimore, nëse shkojnë ashtu siç i ka parashikuar pushtetit, atëherë zvogëlon përdorimin e financave për shërbime publike për 1.4 miliardë euro.
XS
SM
MD
LG