Ndërlidhjet

Rusia sinjalizon zbutjen e qëndrimit ndaj mbrojtjes raketore amerikane


Rusia ka thënë sot se mund të jetë e gatshme që të heqë dorë nga kundërshtimi i sistemit të mbrojtjes raketore amerikane në Evropë nëse e siguronë një premtim formal të sigurisë nga SHBA-të.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavror, gjatë bisedimeve me homologët e tij gjerman dhe polak, ka thënë se bisedimet për mbrojtjen raketore me SHBA-të dhe NATO-n “po arrijnë progres të ngadaltë”.

Ai ka shtuar se Moska “po propozon dhe po pyet që të vendoset në formë të shkruar, se sistemi i mbrojtjes raketore për Evropën nuk është i drejtuar kundër asnjë prej shteteve pjesëmarrëse, NATO-s, Rusisë apo ndonjë shteti evropian”.

Moska ka frikë se mbrojtja e tillë një ditë mund të përdoret si armë e ofenzivës me cak dikë në tokën ruse.

SHBA-të e kanë hedhur poshtë këtë shqetësim duke thënë se mekanizmi mbrojtës është kundër kërcënimeve potenciale nga shtete si Irani.
XS
SM
MD
LG