Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Serbia duhet ta zgjidhë vetë çështjen e Kosovës


Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se Serbia nuk duhet të pres më që problemin e Kosovës ta zgjidhë vetëm Bashkësia Ndërkombëtare.

“Komuniteti Ndërkombëtarë ka ngecur në të gjitha ndodhitë që bëhen prapa shpinës së Serbisë, ata nuk hezituan edhe ta njohin pavarësinë e Kosovës, në kundërshtim me Rezolutën 1244, të cilat ata vetë e nënshkruan ", tha Daçiq.

Serbia, sipas deklaratës së Daçiqit, duhet t’ia bëjë me dije Bashkësisë Ndërkombëtare se ku janë kufinjët deri të cilët duhet të shkohet për të dhënë llogari për serbët që jetojnë në Kosovë.

Ai tha se “nuk i ka ftuar serbët që të emigrojnë”, po beson se duhet të gjendet zgjidhja më e mirë për ta dhe sigurinë e tyre.

“Liderët e partive të tjera thonë, në Kushtetutë shkruan se ‘Kosova është Serbi’. Për çfarë arsye atëherë e akuojnë Millosheviqin se ka qenë kriminel lufte kur ai e ka mbrojtur Kosovën, për çfarë arsye e kanë dërguar atë në Hagë, kur ai e ka mbrojtur kushtetun e vendit të tij”, ka thënë Daçiq.
XS
SM
MD
LG