Ndërlidhjet

Policia spanjolle shpartallon banden serbe


Policia e Spanjës ka arrestuar 29 persona të dyshuar si kriminelë, të nacionalitetit serbë, duke i akuzuar ata për plaçkitje në Spanjë, Francë dhe Portugali.

Në një deklaratë të policisë thuhet se ata iu kanë konfiskuar katër kilogram bizhuteri ari, dy shufra ari dhe 70.000 € në para të gatshme, si dhe veshje e telefona celularë, raporton agjencia AFP.

Sipas policisë, banda ka përdorur gratë dhe fëmijët për të kryer më shumë se 100 plaçkitje të shtëpive, dhe nganjëherë ata janë "kërcënuar për therjen e viktimave në qoftë se nuk iu dorëzojnë gjërat me vlerë.

Banda u nda në katër grupe, njëri prej të cilëve ka vepruar në jug të Spanjës, e dyta në rajon bask, në veri të Spanjës dhe Francës jugore, i treti ishte në një qytet lindor të Spanjësdhe një në Portugali.
XS
SM
MD
LG