Ndërlidhjet

Saleh: Po u largova unë, Jemeni në duart e Al Kaidës


Presidenti i Jemenit, Ali Abdallah Saleh, e ka dënuar një propozim të vendeve të Gjirit, i cili është mbështetur nga SHBA-të, që ai të jap dorëheqje duke paralajmëruar se Al Kaida mund të marrë kontrollin mbi vendin nëse ai largohet.

Në një fjalim që është transmetuar në televizion, Saleh, sulmoj ata që i quajti “superfuqitë e botës” si dhe fqinjët arab të Jemenit, duke i akuzuar se po financon protestuesit që po kërkojnë realizimin e “një grusht shteti mbi legjitimitetin”.

Mirëpo ai duke dhënë sinjale se ai ndoshta do ta nënshkruaj marrëveshjen, Saleh, ka thënë se “ne e pranojmë iniciativën për ndaljen e dhunës së përgjakshme”. Një deklaratë e mëhershme zyrtare thoshte se ai do ta nënshkruante marrëveshjen të dielën.

Marrëveshja do t’i jap Salehit imunitet nga ndjekja penale nëse largohet nga detyra brenda 30 ditësh.
XS
SM
MD
LG