Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Ideja e ndarjes ekziston qe një shekull


Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka vlerësuar se gjatë dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit duhet të bisedohet edhe rreth statusit të Kosovës, ashtu siç është mirë që të ketë “sa më shumë mendime të ndryshme” rreth kësaj çështjeje.

“Ne përgjigjemi në të gjitha tezat që dalin dhe sa më shumë mendime të ndryshme që ka, aq më mirë. Askush nuk duhet të gjykohet në bazë të deklarimeve se Kosova duhet të ndahet apo nëse duhet ruajtur e tërë krahina në kuadër të Serbisë”, ka thënë Bogdanoviq gjatë një interviste për Televizionin Most të Zveçanit.

Ai vlerësoi se ideja e ndarjes ekziston për më shumë se një shekull. Ministri ka shtuar se çështja e statusit është e nevojshme pasi për këtë arsye të gjitha problemet, energjia elektrike, telekomunikimi, liria e lëvizjes, me të cilat përballen edhe serbët edhe shqiptarët, janë të rënduara nga çështja e statusit.

“Ne kemi edhe strategji edhe platformë, e ruajm Kushtetutën dhe rezolutën e Kuvendit për Kosovën, pasi për ne këto janë obligative”, ka thënë Goran Bogdanoviq.
XS
SM
MD
LG