Ndërlidhjet

Britania e përkrahë kandidaturen e ministres franceze për FMN


Britania e ka bërë të ditur përkrahjen e saj zyrtare për Ministren aktuale të Financeve të Francës, Kristinë Lagard, për tu bërë udhëheqësja e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

FMN ka mbetur pa shef, pasi politikani francez, Dominik Shtraus Kan, dha dorëheqje nga pozita e Drejtorit Menaxhues të FMN-së, për shkak se u arrestua nga Policia e qytetit të Nju Jorkut, me akuzat për abuzim seksual.

Përmes një komunikate, Shefi i Thesarit në kabinetin britanik, Xhorxh Ozborn, e ka quajtur ministren Lagard si “një kandidate të shkëlqyer” për ta udhëhequr FMN-në.

Deklarata gjithashtu njofton se Ministrja e Financave të Francës ka treguar “lidership të vërtetë ndërkombëtar” si udhëheqëse e Grupit të 20 ministrave të financave dhe një përkrahëse e fuqishme e shteteve që bëjnë përpjekje për të reduktuar deficitet e larta buxhetore.

Komunikata britanike gjithashtu ka nënvizuar se nëse zgjidhet, Lagard, do të jetë e para femër që merrë timonin e FMN-së në historinë e saj 60 vjeçare.

Sipas një marrëveshjeje në mes të vendeve evropiane dhe SHBA-ve, një evropian gjithmonë ka qenë në krye të FMN-së, derisa një amerikan e ka udhëhequr rregullisht Bankën Botërore.
XS
SM
MD
LG