Ndërlidhjet

Blater: Nuk shohë dëshmi që verifikon korrupsionin në FIFA


Presidenti i FIFA-s, organizatës botërore të futbollit, Sep Blater, ka thënë se ai nuk sheh ndonjë dëshmi që tregon se organizata që e udhëheqë, është e korruptuar.

Blater, i cili kërkon rizgjedhjen për një mandat të katërt në kongresin që do të mbahet më 1 qershor, e ka bërë këtë koment gjatë një vizite në Afrikën e Jugut.

Ai reagoi ndaj akuzave se anëtarë të komitetit ekzekutiv të FIFA-s, kanë kërkuar favore apo para, në shkëmbim të një vote pro, në muajin dhjetor, kur votohej për atë se kush do e organizojë Kampionatin Botëror të vitit 2018 dhe 2022.

Rusia e fitojë organizimin e garës për vitin 2018, ndërsa Katari për vitin 2022.

Blater ka thënë se ai nuk sheh asnjë dëshmi që e përkrahë ndonjë akuzë se dikush ka punuar kundër ligjit në FIFA.

Shefi i futbollit aziatik, Mohamed Bin Hamam, nga Katari, është duke e sfiduar 75 vjeçarin, Blater, në votimin për kren e FIFA-s, që do mbahet më 1 qershor.
XS
SM
MD
LG