Ndërlidhjet

Eshton viziton rebelët libian në Bengazi


Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, ka udhëtuar të dielën drejt qendrës së rebelëve libian, në Bengazi, ku pritet të hap zyren e BE-së në atë qytet.

Deri më tash, të vetmit zyrtarë të lartë që e kanë vizituar Bengazin, janë ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski dhe senatori amerikan, Xhon Mekejn.

Gjatë qëndrimit të shkurtër, Eshton pritet të bisedojë me Presidentin e Këshillit Kombëtar libian, Mustafa Abdelxhalilin, ndërsa më pas do ta inagurojë zyren e BE-së, në një nga hotelet e Bengazit.

“Është nder për mua të takoj ata të cilët po luftojnë për demokraci dhe të ardhme më të mirë në Libi”, thuhet në komunikatën që e ka bërë publike zyra e saj në Bruksel.

“Hapja e zyrës është shenjë e qartë e përkushtimit tonë ndaj popullit të Libisë. BE kalon nga fjalët në vepra” citohet Eshton në komunikatën e zyrës së saj.
XS
SM
MD
LG