Ndërlidhjet

Islanda e mbyllë aeroportin për shkak të vullkanit


Islanda e ka mbyllur aeroportin e saj kryesor sot pasi vullkani më aktiv i saj ka shpërthyer, duke hedhur në ajër pluhur, tym dhe avull, në një lartësi prej 20 kilometrash.

Autoritetet kanë thënë se edhe aeroportet e tjera të këtij vendi ka mundësi të mbyllen.

Zëdhënësja e Aeroportit, ka thënë se pluhuri është duke e mbuluar tërë vendin, mirëpo vështirë se do të përhapet edhe në vende të tjera evropiane.

Vullkani Grimsvotn, që gjendet në pjesën juglindore të këtij vendi, herën e fundit ka shpërthyer në vitin 2004.

Ndërkaq, në prill të vitit të kaluar, trafiku ajror ishte penguar për javë të tëra nga pluhuri nga një vullkan tjetër i Islandes. Islanda është një nga vendet më aktiv vullkanik në botë.
XS
SM
MD
LG