Ndërlidhjet

logo-print

Boshnjakët letër Festivalit të Kanës, përjashtojeni Kusturicën


Regjisorët boshnjak, Jasmila Zbaniq dhe Haris Pashoviq, i kanë dërguar një letër të hapur organizatorëve të Festivalit të Filmit në Kanë, përmes së cilës ankohen për "standarde të dyfishta të festivalit".

Në letër, përshëndetet vendimi i festivalit për distancim nga deklarimet e regjisorit danez, Lars von Trir, i cili është një përkrahës i hapur i fashizmit, mirëpo për boshnjakët nuk është i qartë qëndrimi ndaj regjisorit serb, Emir Kusturica.

“Jemi të hutuar me standardet e dyfishta të festivalit sa i përket regjisorit, Emir Kusturica, i cili që një kohë të gjatë është përkrahës i kriminelëve të luftërave ballkanike gjatë viteve të 90-ta”, thuhet në letër.

Në këtë letër më tej thuhet se “gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet 1992-1995, shumë intelektualë europianë ngren zërin e tyre kundër shkatërrimit të Sarajevës, ndërsa Emir Kusturica, i cili ka lindur në Sarajevë, realizonte filma të cilët sponsorizoheshin nga atëkohë, Presidenti serb, Sllobodan Millosheviq."

Regjisorët boshnjak, Zbaniq dhe Pashoviq, kanë kërkuar nga organizatorët e Festivalit të Kanës, “të zbatojnë të njejtin standard ndaj atyre që shprehin përkrahje për kiminel lufte, duke e përfshirë edhe Emir Kusturicën”.

“Edhe sot, Emir Kusturica, e përkrahë Radovan Karagjiqin, e quan atë hero dhe i këndon këngë që në mënyrë 'poetike' trajton heroizmin e tij, megjithëse Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë, e gjykon atë për krime në Srebrenicë dhe vrasje masive të jo-serbëve, në kampet e të burgosurve në të gjithë Bosnjen”, thuhet në letrën e hapur.
XS
SM
MD
LG