Ndërlidhjet

Tërhiqen të gjithë ushtarët britanikë nga Iraku


Britania e Madhe e ka kompletuar largimin e trupave të saj nga Iraku, duke i dhënë fund kështu pranisë në shtetin e Lindjes së Mesme, pas më shumë se tetë vjetësh.

Britania tërhoqi pjesën dërrmuese të trupave të saj në vitin 2009, mirëpo vazhdoi të trajnojë irakianët dhe të patrullojë në ujërat territoriale të saj.

Në total, 179 shërbyes britanikë kanë vdekur në Irak, që prej pushtimit të udhëhequr nga amerikanët në vitin 2003. Në këtë mision, Britania ishte kontribuesi i dytë më i madhë me trupa.

Tërheqja britanike ndodhë vetëm pak muaj para se edhe trupat amerikane të tërhiqen në tërësi dhe të dorëzojnë kontrollin e sigurisë te qeveria e Irakut.
XS
SM
MD
LG