Ndërlidhjet

Analistët: Zyrtarët serbë po e minojnë dialogun


Beograd
Beograd
Zyrtarët e lartë serbë po e sabotojnë procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes deklaratave për mospërjashtimin e idesë për ndarjen e Kosovës, vlerësojnë analistët e çështjeve politike.


Deklaratat, në vazhdimësi, nga zyrtarët e lartë serb, se ideja për ndarjen e Kosovës nuk duhet përjashtuar, e minojnë procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerësojnë analistët e çështjeve politike në Kosovë.

Një deklaratë e tillë, së fundmi vjen nga ministrit për Kosovë në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviq, dhe të ngjashme ka pasur edhe nga kryetari serb, Boris Tadiq, nënkryetari i qeverisë serbe, Ivica Daçiq, si dhe nga kryesuesi i ekipit serb në dialogun me Kosovën, Borko Stefanoviq.

Politikologu, Belul Beqaj, thotë se deklaratat e zyrtarëve serbë në favor të idesë për ndarjen e Kosovës janë në kundërshtim me filozofinë e Bashkimit Evropian.
Ato (deklaratat), janë sabotim i procesit të dialogut që ka filluar kohë më parë..



Ato (deklaratat), janë sabotim i procesit të dialogut që ka filluar kohë më parë. Pikërisht këto paraqitje, duke përfshirë ditëve të fundit edhe ndarjen si një mundësi, do të thotë se pushteti serb është kundër filozofisë së Bashkimit Evropian, meqë Bashkimi Evropian, integrimin dhe multi-etnicitetin e ka si bazament. Është kundër interesit të pakicës serbe në Kosovë, meqë ndarja, objektivisht, i shndërron në një bashkësi pa perspektivë të Kosovës. E treta, është e dëmshme sepse shkakton një efekt domino. Dhe, e katërta, përfundimisht do të thotë se pushteti i Serbisë ende nuk është i çliruar nga mentaliteti i së kaluarës”, thotë Beqaj.

Bisedimet Kosovë - Serbi...

Ndërkaq, Ismajl Hasani, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se deklaratat e shtuara kohëve të fundit nga krerët institucionalë të Serbisë lidhur me idenë e ndarjes së Kosovës, janë vetëm sforcim i ideve, të cilat qarqet intelektuale në Serbi dëshirojnë t’ua imponojnë faktorëve ndërkombëtarë.

Është indikative se deklarimet për ndarje të Kosovës nuk vijnë vetëm prej qarqeve institucionale. Ato nganjëherë paraqiten, kohë pas kohe, dhe dëshirojnë të imponohen edhe si ide të ashtuquajtura liberale qytetare, që vijnë nga qarqet intelektuale serbe”.

Është indikative se deklarimet për ndarje të Kosovës nuk vijnë vetëm prej qarqeve
institucionale.

Dëshirojnë që kancelarive botërore t’ua imponojnë çështjen e mundësisë së bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë për ndarje të territoreve, si problem që paska ekzistuar me shekuj. Por, në fakt, konflikti ka ekzistuar me shekuj ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht shqiptarëve dhe serbëve, e jo ideja e ndarjes”, vlerëson Hasani.

Ndryshe, të dy këta analistë të çështjeve politike vlerësojnë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të vëmendshme ndaj deklaratave që vijnë nga zyrtarët e Beogradit.

Politikologu Beqaj, shpreh mendimin se institucionet kosovare duhet të ndërmarrin veprime, me të cilat do t’ia bënin me dije Beogradit se nuk do të tolerojnë që të dilet jashtë parimeve, mbi të cilat ka filluar dialogu Kosovë - Serbi.

“Sikur të isha pjesëtar zyrtar i delegacionit të Kosovës, unë do ta ndërprisja dialogun, pikërisht për faktin se është paraqitur një hipokrizi e palës serbe”.

Derisa në njërën anë po zhvillohen takimet me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së çështjeve të hapura, në anën tjetër po minohet procesi, pikërisht nga zyrtarët dhe pushteti, i cili kinse është i interesuar për të zgjidhur çështje të hapura me Kosovën. Gjithnjë e më shumë (Serbia) po i sforcon opsionet, të cilat janë jashtë kontekstit, që është bazament i zhvillimit të dialogut”, thekson Beqaj.


Edhe profesor Hasani shpreh mendimin se pala kosovare duhet t’i intensifikojë veprimet e saj, përballë idesë, e cila po shpërfaqet nga deklaratat e zyrtarëve serbë.

Në momentin kur kemi deklarime të tilla (nga zyrtarët serbë) dhe në anën tjetër prononcime të ashpra të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pamundësinë e hapjes së opsionit për ndarjen e Kosovës, lidershipi kosovar duhet t’i bëjë që ta intensifikojnë aktivitetin, që të përballen me faktet, që të përballen me sfidat dhe jo ta kthejnë kokën kah diplomacia amerikane, apo Bashkimi Evropian dhe të presin se çfarë ata deklarojnë”, shprehet Hasani.

Sidoqoftë, profesor Hasani thekson se delegacioni, i cili përfaqëson Kosovën në dialogun me Serbinë, duhet të fuqizohet dhe të përforcohet me ekspertë, të cilët sipas tij, duhet të jenë pjesë përbërëse e delegacionit. Siç thotë ai, pala kosovare duhet të tejkalojë retorikën dhe të ofrojë argumente që e hedhin poshtë idenë për ndarjen e Kosovës.
XS
SM
MD
LG