Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Sërish do urdhëroja sulm në Pakistan


Presidenti Obama i dha intervistë BBC pak para se të nisë turin evropian të tij.
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë në një intervistë për BBC, se ai do ta aprovonte një operacion të ri në Pakistan, nëse SHBA-të, do të zbulonin edhe ndonjë lider të militantëve atje.

I pyetur se si do të vepronte nëse një tjetër udhëheqës i Al Kaidës, apo edhe lideri i talibanëve, Mullah Omar, do të zbulohej në ndonjë vend në Pakistan apo ndonjë territor tjetër sovran, ai tha se SHBA-të do të ndërmerrnin aksion të njëanshëm po të jetë e nevojshme.

“Puna jonë është që të sigurojmë Shtetet e Bashkuara. Ne e respektojmë sovranitetin e Pakistanit. Mirëpo, nuk mund të lejojmë dikë që në mënyrë aktive planifikon të vrasë njerëzit tanë apo njerëzit e aleatëve tanë, ne s’mund të lejojmë plane të tilla aktive që të japin rezultate pa ndërmarrë ne ndonjë aksion”, tha Obama për BBC.

Zëdhënësi i Presidentit të Pakistanit, Asif Ali Zardari, në përgjigje të deklarimit të Obamës tha, “ne duhet që të largohemi nga veprimet e njëanshme dhe duhet të fokusohemi në bashkëpunimin kundër terrorizmit”. Zëdhënësi i Zardarit refuzojë që të komentojë më tutje.
XS
SM
MD
LG