Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Shteti palestinez në bazë të kufijve të 1967


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka përsëritur thirrjen e tij për kthimin e kufinjëve të vitit 1967, për të krijuar kështu bazën për paqe në mes të Izraelit dhe palestinezëve, megjithë kundërshtimet e zyrtarëve izraelit.

Barak Obama, të dielën, derisa i drejtohej një grupi lobues pro Izraelit, AIPAC, në Uashington, tha “se kufijtë e Izraelit dhe Palestinës duhet të mbështetën në vijat e vitit 1967, me pajtimin që duhet arritur për shkëmbim territoresh, që kështu të krijohen kufinjët e siguruar dhe të njohur për të dyja shtetet.

Ai tha se një paqe e sinçertë është e vetmja mënyrë: “Një paqe e sinçertë është e vetmja rrugë që do të krijojë përfundimisht një Palestinë paqësore si atdhe të popullit palestinez dhe një shteti hebre të Izraelit si atdheun e popullit hebre”, tha Obama.

Pas takimit të së premtes me Obamen në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, Netanjahu nuk e pranoi thirrjen e Barak Obames, që bisedimet e ardhshme për paqe t’i mbështet në një shtet palestinez, në vija territoriale siç kane qene në vitin 1967.

Netanjahu i ka përshkruar këto vija territoriale si “të pambrojtshme” për Izraelin e ditëve të sotme dhe ka thënë se paqja në Lindjen e Mesme nuk mund të arrihet “duke u mbështetur në iluzione”.

Megjithatë, Obama sot ka thënë se qëndrimi i tij është “paraqitur gabimisht” ndërsa ka injoruar thirrjen e tij për shkëmbim territoresh.
XS
SM
MD
LG