Ndërlidhjet

Gjukanoviq: Serbia është problemi i Ballkanit


Lideri i Partisë Demokratike së Socialistëve të Malit të Zi, Millo Gjukaniviq, ka thënë se një nga problemet e Ballkanit është Serbia dhe se ky problem mund të zgjidhet nëse Serbia e kupton se Kosova është e pavarur.

Sipas tij, Serbia duhet të fokusohet në të ardhmen e saj, e ajo është perspektiva evropiane.

Ish kryeministri malazias Millo Gjukanoviq, ka thënë se për zgjidhjen e problemit të Serbisë dhe Kosovës duhet shumë kohë.

Mediat serbe, citojnë Gjukanoviqin të ketë thënë se Beogradi duhet ta kuptojë se “ është i pamundur rivizatimi i kufijve dhe se Kosova është e pavarur”.

“Serbia duhet të jetë diku, nëse jo lokomotivë, atëherë në fillim të kompozicionit. Nëse mbetet në fund, siç po ndodh tash, kjo shkakton vonesa. Është me rëndësi që Serbia t’i kthehet ardhmërisë së saj evropiane, ndërsa Kosova të fokusohet në pavarësinë e saj, në funksionimin e institucioneve, në vendosjen e sundimit të ligjit dhe në respektimin e të drejtave të pakicave”, ka thënë Gjukanoviq.

Ai ka thënë se Ballkani Perëndimor duhet ta shohë BE-në si një shansë, dhe jo si një problem.

Duke folur për Bosnjen, Gjukanoviq tha se pjesë të përgjegjësisë për gjendjen e tashmë bien mbi shoqërinë boshnjake, por edhe mbi bashkësinë ndërkombëtare, e cila sipas tij ka dështuar.
XS
SM
MD
LG