Ndërlidhjet

BE diskuton ashpërsimin e sanksioneve ndaj Sirisë, Iranit


Ministrat e jashtëm të BE-së takohen në Bruksel për të diskutuar ashpërsimin e sanksioneve ndaj Sirisë për shkak të aksioneve të përgjakshme, që ndërmori kundër protestuesve në dy muajt e fundit.

Diplomatët thanë se ministrat nga blloku 27 anëtarësh për herë të parë do të shtojnë emrin e presidentit Bashar al Asad dhe të njerëzve të regjimit të tij në listën e atyre që u ndalohet udhëtimi dhe u ngrihen asetet.

Ministrat e BE-së pritet që zgjerojnë sanksionet kundër Iranit për shkak të mungesës së përparimit në lidhje me programin e tij bërthramor.

Ndërkaq pritet të diskutohet edhe gjendja në Libi, si dhe mënyrat se si t’u ndihmohet regjimeve të reja pro-demokratike në Tunizi dhe Egjipt.
XS
SM
MD
LG