Ndërlidhjet

Spanjë: Partia në pushtet humb zgjedhjet lokale


Socialistët në pushtet kanë humbur në zgjedhjet komunale dhe rajonale në Spanjë, në mes të pakënaqësisë së votuesve me papunësinë e lartë dhe stagnimin ekonomik.

Rezultatet nga numërimi i pothuaj të gjitha votave tregojnë se subjekti konservator opozitar, Partia Popullore ka fituar më shumë se 37 për qind të votave të përgjithshme, kundrejt 28 për qind që i kanëë marrë socialistëtët e kryeministrit Hoze Luis Rodrigez Zapatero.

Rezultatet tregojnë se Partia Popullore po udhëheq në 13 rajone.

Mijëra spanjollë të pakënaqur me qeverinë Zapatero dhe mënyrën se si po merret me krizën ekonomike, kanë marrë pjesë në protesta që u mbajtën një javë para zgjedhjeve.

Spanja po lufton kundër papunësisë, që kap shkallën prej 21 për qind dhe është më e larta në botën e industrializuar.
XS
SM
MD
LG