Ndërlidhjet

logo-print

Obama arrin në Irlandë


Presidenti Barak Obama arriti në Irlandë, që është ndalesa e parë e liderit amerikan në kuadër të turneut në katër shtete evropiane.

Qëndrimi i Obamës në Irlandë pritet të përfshijë edhe vizitën në fshatin e vogël të Monigallit, vendlindja e katërgjyshit të tij.

Të martën, Obama dhe gruaja e tij, Mishell, pritet të vazhdojnë turneun në Britani, ku do të jenë mysafirë të mbretëreshës Elizabet në një darkë zyrtare shtetërore.

Obma do të qëndrojë edhe në Francë dhe Poloni.
XS
SM
MD
LG