Ndërlidhjet

Talibanët hakmerren për bin Ladenin

  • RFE /RL

Baza ajrore në Karaçi, 23 maj 2011.

Baza ajrore në Karaçi, 23 maj 2011.

Talibanët e Pakistanit kanë marrë përgjegjësinë për një sulm të armatosur në një bazë ajrore të marinës pakistaneze në Karaçi. Pesë persona kanë humbur jetën nga sulmi, ndërsa janë shkatërruar disa avionë të marinës.

Luftimet raportohet të kenë vazhduar edhe në mëngjes në Mehran, më shumë se tetë orë pas sulmit që nisi të dielën në mbrëmje.

Zëdhënësi i talibanëve, Ehsanullah Ehsan, citohet nga Reuters dhe AFP të ketë thënë se ky akt është hakmarrje ndaj vrasjes së udhëheqësit të Al Kaidës, Osama bin Laden. I fundit u vra nga komandot amerikane në territorin pakistanez, tri javë më parë.

Zyrtarët thonë se në sulmin e fundit janë përfshirë të paktën 15 sulmues të armatosur. (a.i.)

XS
SM
MD
LG