Ndërlidhjet

logo-print

KMDLNJ fton për reagim urgjent ndaj pasojave të vërshimeve


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë shpreh shqetësimin për gjendjen e familjeve, të cilat pësuan nga vërshimet e ditës së djeshme në Prishtinë.

Nga monitorimi që ky institucion ka bërë, KMDLNj konstaton se dëmet më së shumti janë shkaktuar si pasojë e infrastrukturës së dobët dhe mungesës së mirëmbajtjes.

Vërshimet kanë shkaktuar dëme në Lagjen e Spitalit, në Kodrën e Trimave, Fshatin Shkabaj dhe në disa rrugë të qendrës së qytetit.

KMDLNj ka ftuar organet e komunës së Prishtinës dhe kompanitë publike që janë përgjegjëse për shëndetin publik, ujësjellës-kanalizimet, rrymën dhe pastrimin e rrugëve të reagojnë menjëherë.
XS
SM
MD
LG