Ndërlidhjet

logo-print

Rusia pret kryengritësit e Libisë


Ministri i i jashtëm rus, Sergei Lavrov pritet të takojë përfaqësuesit e kryengritësve të Libisë, në më pak se një javë pasi që Rusia priti aleatët e ngushtë të liderit libian Muhamed Gadafit.

Lavrov tha se do të zhvillojë takime me përfaqësuesin e Këshillit Kombëtar Tranzitor, Abdel-Rahman Shalgam, ish i dërguar i Tripolit në OKB, i cili i ka shkëputur lidhjet me qeverinë e Gadafit.

Rusia tha se nuk dëshiron të luajë rolin e ndërmjetësit zyrtar në konfliktin e Libisë, por Lavrovi përsëriti thirrjet e Rusisë për dialog politik.

Rusia ka kritikuar fushatën ajrore të udhëhequr nga Perëndimi në Libi.
XS
SM
MD
LG