Ndërlidhjet

Tiranë: KQZ shtyn mbledhjen në orën 17


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për pasditen e sotme, përkatësisht në orën 17 mbledhjen në të cilën pritet të shpallet rezultati për bashkinë e Tiranës.

Raportohet se më shumë se një mijë mbështetës të opozitës janë mbledhur jashtë ndërtesës së Komisionit Qendror Zgjedhor në Tiranë.

Mbrëmë vonë ka përfunduar numërimi i kutive me fletë të kontestuara.

Nga 125 kuti kandidati demokrat Lulzim Basha siguroi 173, ndërsa ai socialist Edi Rama 83 vota.

Kryetari i KQZ-së Arben Ristani ka thënë se sot pritet të shpallet rezultati për Bashkinë e Tiranës.

Numërimi i kutive me fletë të kontestuara është pasuar me tensione të mëdha politike.
XS
SM
MD
LG