Ndërlidhjet

Makolli emërohet ministër i Diasporës


Kryeministri Kosovës, Hashim Thaçi, emëroi ushtruesin e detyrës së kryetarit të Aleancës Kosova e Re, deputetin Ibrahim Makolli, ministër të Diasporës.

Në një njoftim të Qeverisë së Kosovës, thuhet se “në mbështetje të nenit 9,4 paragrafi 1 dhe 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 6 të Rregullores nr.02/2011 pėr fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive, dhe me qëllim të rritjes së performancës së Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi ka marrė vendim të emërojë Ibrahim Makollin, ministër të Diasporës.

Vendimi thuhet se hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.
XS
SM
MD
LG