Ndërlidhjet

Pakistanezët rimarrin bazën në Karaçi


Trupat pakistaneze kanë rimarrë kontrollin e bazës në Karaçi, pas 16 orë luftimesh me kryengritësit talibanë.

Në sulmin ndaj bazës së marinës pakistaneze kanë humbur jetën të paktën 10 ushtarë.

Dy sulmues janë vrarë ndërsa i treti ka hedhur veten në erë. Një tjetër besohet të ketë vdekur nën rrënoja dhe dy të tjerë raportohet se kanë ikur.

Më herët, zyrtarët thanë se dhjetëra militantë të armatosur kanë sulmuar bazën. Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ai ishte pjesë e hakmarrjes së tyre për vrasjen e Osama bin Ladenit.
XS
SM
MD
LG