Ndërlidhjet

Përleshje të dhunshme në Jemen


Raportet nga Jemeni flasin për luftime të ashpra ndërmjet forcave të sigurisë dhe anëtarëve të fisit Hashid në kryeqytetin Sana.

Presidenti Ali Abdullah Saleh i takon vetë këtij fisi, i cili tashmë i është bashkuar opozitës jemenase.

Disa veta raportohet se janë lënduar gjatë përleshjeve, ku dëshmitarët thanë se ka pasur të shtëna me armë dhe granata.

Dhuna vjen një ditë pasi presidenti Saleh ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen për largimin e tij, pas 33 vjetësh në pushtet.
XS
SM
MD
LG