Ndërlidhjet

Forcohen sanksionet ndaj Sirisë dhe Iranit


Bashkimi Evropian ka forcuar sanksionet ndaj Sirisë, duke dënuar “në mënyrë të fuqishme shtypjen” ndaj protestuesve.

Gjatë takimit në Bruksel, ministrat e Jashtëm të BE-së janë dakorduar që të zgjerojnë listën e zyrtarëve sirianë, që preken nga kufizimet në udhëtim dhe nga ngrirja e aseteve.

Ministrat gjithashtu janë pajtuar që të zgjerojnë sanksionet për 100 kompani iraniane, për shkak të mungesës së përparimit në bisedimet bërthamore me Teheranin.

Euro-diplomatët kanë mbështetur thirrjet e presidentit amerikan, Barak Obama, për një marrëveshje paqësore ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve, bazuar në kufijtë e vitit 1967.

Konflikti i vazhdueshëm në Libi ka qenë po ashtu në agjendën e bisedimeve në Bruksel.
XS
SM
MD
LG