Ndërlidhjet

logo-print

RTS kërkon falje për vitet '90


Televizioni shtetëror i Serbisë, RTS, i njohur për raportimet famëkeqe dhe të njëanshme gjatë konflikteve në Ballkan në vitet '90, ka kërkuar falje te shikuesit, se "ishte shfrytëzuar si mjet i propagandës së regjimit gjatë kohës së luftës".

“Me raportimin e ngjarjeve tragjike në vitet '90, RTS, në shumë raste, i ka lënduar ndjenjat, integritetin moral dhe dinjitetin e shtetasve të Serbisë, të opozitës politike, të gazetarëve, të pakicave etnike e fetare si dhe të disa popujve e shteteve fqinje”, thuhet në deklaratën e bordit drejtues të RTS-së.

Gjatë pushtetit të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, RTS-ja ishte e njohur për lojalitetin e palëkundur ndaj regjimit të tij, ndërsa shpeshherë kundërshtarët e këtij regjimi cilësoheshin si “tradhtarë” dhe “mercenarë të paguar nga Perëndimi”.

Bordi “kërkon falje nga shtetasit e Serbisë dhe të shteteve fqinje, të cilat ishin objekt i fyerjeve, shpifjeve dhe të përmbajtjeve, që sot mund të shihen si gjuhë e urrejtjes”, thuhet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG