Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë, 8 të dënuar për korrupsion


Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka dënuar Zeqir Shamollin dhe Besim Hasanin me nga 4 vjet burg, Mehmet Nuredinin me 2 vjet burg dhe Halim Gjergjizin me 18 muaj burg, për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike. I njëjti trup gjykues ka dënuar Orhan Ismajlin me 5 vjet heqje lirie për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe lidhje të kontratave të dëmshme.

Njoftimi i EULEX-it bën të ditur se gjykata ka dënuar edhe Hysen Sadikun, Bedri Humollin e Mazar Kazagiqin me nga 4 vjet e gjysmë, respektivisht 2 vjet dhe 3 vjet e gjysmë burg, për mashtrim.

Aktakuza është ngritur më 15 dhjetor, 2006, pasi që Banka Qendrore e Kosovës kishte zbuluar parregullsi në Bankën Kreditore të Prishtinës (BKP), e cila më pas ishte mbyllur më 10 mars, 2006, thuhet në deklaratën për media të misionit evropian.
XS
SM
MD
LG